Peshkopi, plagoset me armë zjarri një 32-vjeçar

Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Peshkopi. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, pas një konflikti.

“Shtetasi A.Sh, 33 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin V.K, 32 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar menjëherë dhe forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?