Pëson atak kardiak në det, humbet jetën 78-vjeçari në Zvërnec
Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po lahej në det. Viktima është shtetasi me inicialet E. H., banues në Berat. Sipas policisë së Vlorës, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00 në plazhin e Zvërnecit. Gjithashtu ka njoftuar se dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
“Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.