Peticion, banorët: Rrezikohemi çdo ditë, duam mbikalim

Zona afër Arkivës së Shtetit është shumë e populluar. Ka shumë pallate dhe institucione, ndërsa në anën tjetër të Unazës është shkolla 9 vjeçare “7 Marsi”. Banorët e zonës i kanë drejtuar bashkisë një peticion, ku i kërkojnë vendosjen e një semafori, apo vijave të bardha, për të qenë të sigurtë për jetën.

Banorët tregojnë se 2 ditë më parë një makinë me shpejtësi të madhe, aksidentoi një këmbësor 22 vjeçar, në vendin që ështe vijëzuar mbi rrugë. Në orarin kur përfundon mësimi, mungesa e sinjalistikës në këtë vend behet me evidente. Prindër dhe fëmijë që thonë se duhet të vendoset pa humbur kohë një semafor apo vija të bardha.

Pak vite më parë vdiq një grua tregojnë ata. Ndërsa një fëmijë thotë se nuk e kalon kurrë rrugën vetëm, por e shoqëruar nga mami ose babi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?