Peticion kundër dëbimit të të riut shqiptar nga Britania, merr 250 mijë firma

Një i ri shqiptar, i cili u trafikua në Britani dhe tani përballet me rrezikun e dëbimit ka fituar mbështetjen e më shumë se 250 mijë personave.

Samet mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 15-vjeçare. Tani ai është  18 vjeç dhe autoritetet refuzuan të drejtën e tij për të qëndruar.

Kujdestari i tij John Stokes tani po lufton në një betejë ligjore për ta mbajtur atë në vend dhe ka ngritur një peticion për të marrë mbështetje nga të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Peticioni i Change.org është pjesë e asaj që Z. Stokes e ka quajtur një “fushatë kombëtare” për të rinjtë që janë trafikuar. Brenda shtatë javëve peticionin e firmosën mbi një çerek milionë persona  dhe kjo shifër është duke u rritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stokes tha se ai e pa Samet si një anëtar të familjes i cili ishte admiruar nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tij në Kolegjin SGS në Filton.

Ai bëri apel kundër vendimit të Zyrës së Brendshme, e cila në një deklaratë tha: “Do të ishte e papërshtatshme të komentosh ndërsa procedurat ligjore po vazhdojnë”.

Një këngë e titulluar ‘unë jam një ushtar’, nga Stevie D Red, është regjistruar në mbështetje të Samet dhe të tjerëve  si ai, dhe u rendit në numrin dy në grafikun e shitësve më të mirë në Amazon në 4 dhjetor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?