Peticion me 6 mijë firma, studentët: Na ktheni në auditore
Sot ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se vendimin për rikthimin e studentëve në auditore e ka në dorë Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Kurse një peticion me 6 mijë firma është dorëzuar këtë të hënë në Kryeministri, Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë nga studentët të cilët kërkojnë rikthimin në auditore për seminaret, praktikat dhe laboratorët.
Sipas tyre është e padrejtë që universitetet vijojnë të zhvillojnë mësimin online dhe për këtë arsye ata kërkojnë një rishikim të këtij vendimi. Të rinjtë shprehen se kërkesa e tyre duhet të shihet me përparësi, pasi po afron sezoni i provimeve.
Ndryshe nga shkollat fillore dhe të mesme, universitetet vijojnë të jenë të mbyllura dhe studentët tashmë prej muajsh janë në mësim “online” teksa ende nuk dihet se kur do të rikthehen në auditore.