Peticion, studentët kërkojnë shkarkimin e pedagogut të Shkencave Sociale

Studentët në Tiranë kanë bërë një peticion sot për shkarkimin nga detyra të pedagogut të Shkencave Sociale Zenel Shalari. Sipas studentëve, pedagogu i jashtëm Shalari iu imponohet që të ata të blejnë librat e tij. Dekanati e ka pezulluar përkohësisht nga detyra pedagogun Shalari, deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Lëvizja Për Universitetin ka njoftuar se studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, në kuadër të aksionit të Lëvizjes për Universitetin kundër korrupsionit dhe tregtisë së detyrueshme të librave, kanë realizuar një peticion me dhjetra nënshkrime, duke çuar ne shkarkimin e pedagogut Zenel Shalari.

Aksioni kundër zhvatjes së organizuar të xhepave të studenteve do të vazhdojë, si ndaj zhvatjes me tarifa dhe toefla të qeverisë, po ashtu edhe ndaj korrupsionit brenda klasave shkollore.

Swiss Digital Desktop Reklama

U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të universitetit publik të bashkohen kundër zhvatjes dhe padrejtësisë, me peticione dhe protesta. Vetëm asgjë nuk është e mundur dhe bashkë asgjë e pamundur!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?