Peticioni kundër amabsadores Yuri Kim, Lisandër Hoxha: Nuk është nismë e PD-së
Politikani Lisandër Hoxha thotë se deklaratat e Sali Berisha kundër ambasadores Yuri Kim, janë qëndrim i tij personal. Akuzat nuk përfaqësojnë qëndrimin e PD-së për këtë çështje, thotë mbështetësi i Foltores.
Nga ana tjetër, në peticion kundër ambasadores është shpërndarë në rrjetet sociale, dhe Hoxha thekson se nuk është nismë e PD-së.
“Berisha ka barë deklarata të tij personale dhe jo në emër të PD-së. Unë nuk e di fare ça është ky peticioni, as nuk e di ku gjendet. Nuk është një nismë e Partisë Demokratike”,-tha në ”TCH”.