Peticioni kundër ambasadores Yuri Kim, analisti Milaim Zeka: Idioteske

”Enough is enough” (“Mjaft është mjaft”), është peticioni kundër ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ku i kërkohet Departamentin Amerikanë të Shtetit, që t’i ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit tonë, sidomos në politikën e brendshme të Partisë Demokratike.

Sipas analistit Milaim Zeka, ndërhyrja e ambasadores Kim në punën e PD-së është e tepruar, por pretendimet se ajo po ndërhyn në punën e organeve të drejtësisë në vendin tonë, ai i cilëson ”idiotësi”.

“Ambasadorja amerikane më ka befasuar te ndërhyrja e saj brenda për brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke e eliminuar vullnetin e anëtarëve të kësaj partie, që ata të zgjedhin me anë të votës së lirë se kush do të jetë lider i kësaj partie. Ambasadorja mund të shprehë një preference politike për gjëra të tjera, por është çështje e saj, unë mendoj që nuk i takon ambasadores të ndërhyrë në partitë politike, ndërsa zërat që e kritikojnë se gjoja po ndërhyn te SPAK dhe Gjykata e Lartë, është idiotësi më vete”, shprehet Zeka në një intervistë për “Top Talk”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?