Petrit Vasili: Deklaratat e turpshme serboruse të Ramës për ndryshim kursi të integrimit europian, tradhti për të ardhmen e vendit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cilëson si të rrezikshme dhe anti-europiane, qëndrimet e mbajtura nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se do të ndryshohet kurs nëse nuk çelen negociatat me BE-në.

Sot në emër të LSI-së dhe të disa deputetëve të Partisë Demokratike, Vasili ka dorëzuar mocionin për debat urgjent në Parlament.

”Dorëzohet në Parlament Mocioni për debat urgjent! Deklaratat e turpshme serboruse të Ramës për ndryshim kursi të integrimit europian janë tradhti e hapur ndaj të ardhmes së vendit”,-shkruan Vasili në facebook.

SHKARKO APP