Petrit Vasili: Denoncova sot në SPAK, skandalin e Bashkisë së Tiranës me banesat sociale

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili këtë të premte ka denoncuar bashkinë e Tiranës në SPAK. Sipas tij, ka abuzime me banesat sociale. ”Në shkelje flagrante të ligjit, me propozim të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranes vendos që të lejojë edhe likujdimin me lekë në vend të dorëzimit të siperfaqës së ndërtimit”.

Postimi i plotë nga Petrit Vasili

Denoncova sot në SPAK skandalin e Bashkisë së Tiranes me banesat sociale. Fakte të rënda evidentojnë qartë abuzimin me Fondin Publik të Banesave Sociale. Këto fakte kërkojnë verifikim dhe hetim penal nga SPAK. Ndaj sot i jam drejtuar zyrtarisht atij.

SHKELJA E PARË SHUMË E RENDË

Bashkia e Tiranes ka dhënë 1 milion e 945 mijë metra katror leje për ndërtime me sipërfaqe banimi mbi 2 mijë m2. Në bazë të Ligjit 22/2018 duhet, që 3% të sipërfaqes së ndërtimit ti kalojë Fondit të Strehinit Social të Bashkisë së Tiranës. Kjo do të thote që 58 mijë 375 m2 duhet të jenë në dispozicion të Bashkisë. Nga informacioni zyrtar i vetë Bashkisë, ajo do të disponojë vetëm 32 mijë e 417 m2. Mungojnë pra më shumë se 25 mijë m2 nga detyrimi, që kërkon ligji.

SHKELJA E DYTE SHUME E RENDË

Në shkelje flagrante të ligjit, me propozim të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranes vendos që të lejojë edhe likujdimin me lekë në vend të dorëzimit të siperfaqës së ndërtimit. Vendimi i propozuar nga Veliaj dhe miratuar Këshilli Bashkiak me Nr:105 datë 25.10.2019 është një akt skandaloz duke dhunuar Ligjin e Kuvendit dhe duke vendosur Bashkinë mbi Parlamentin. Faktet janë shumë të rënda dhe flasin vetë. Presim të flasë SPAK-u tani dhe të mbrojë më në fund interesin publik, ligjin dhe të vërë shkelësit e pazarxhinjtë e Bashkisë para përgjegjësisë ligjore.

SHKARKO APP