Petrit Vasili, LSI: Qeveria dhe Opozita në Kosovë dialog e jo dhunë apo arrestime

 

Për ngjarjet në Kosovë ka reaguar deri tani nga partitë shqiptarë në Shqipëri vetëm LSI. Ajo nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar të saj  Petrit Vasili ka folur rreth situatës dramatike në Kosovë, ku pritet të pëlcasë kaosi politik pas arrestimit të Albin Kurtit, ish –liderit të Vetvendosjes dhe deputet në parlamentin e Kosovës.

Gjithë mediat botërore e kanë pasqyruar arrestimin e Kurtit dhe situatën në Prishtinë. Ndërsa nga Tirana zyrtare akoma nuk po del deklaratë e saktë për t’u bërë thirrje për dialog e jo dhunë e arrestime. LSI me anë të Vasilit e ka thënë me gjuhë diplomatike se nuk duhen arrestime, por as rrëmujë që bën në parlament Vetvendosja. Zgjidhja mbetet, sipas LSI, dialogu edhe kur nuk don ta shikosh kundërshtarin në sy, por je i detyruar për hir të stabilitetit të Kosovës.

Petrit Vasili është i pari nga partitë politike që ka thënë për “Koha Jonë” se “Përshkallëzimi i konfliktit politik në Kosovë nuk i sherben zgjidhjes së problemeve dhe përparimit demokratik të Kosovës. Qeveria dhe opozita duhet të braktisin çdo formë përjashtuese apo bllokuese të të bërit politikë dhe rivendosin dialogun politik si të vetmin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve aktuale duke respektuar gjithmonë ligjin, institucionet dhe kuadrin kushtetues”

SHKARKO APP