Petrit Vasili nxjerr dokumentet: Inceneratori i Fierit, korrupsioni flagrant dhe SPAK-u i kapur në mes!

Nga Petrit Vasili

Inceneratori i Fierit, korrupsioni flagrant dhe SPAK-u i kapur në mes!(DOKUMENTE).
Inceneratori i Fierit ku çdo veprim i kryer është vetëm antiligj dhe korrupsion i qartë dhe i provuar me dokumente, mund të ishte zbardhur me kohë në rast se SPAK do të ishte i pakapur.
Po qëndrojmë në një aspekt tjetër të errët të aferës së inceneratorit të Fierit.
Megjithese Fieri është një zonë me hapësira të mëdha industriale-urbane rilindasit shkatërrojnë tokën bujqësore për incenerator.
Por edhe këtë e bëjnë në mënyrë paligjshme.
Inceneratori i Fierit ndodhet në një pozicion mes tre fshatrash Mbrostar-Kallm-Verri.
Eshte e njohur zyrtarisht prej dhjetëra vjetësh që kjo është zonë bujqësore, bile zonë preferenciale me Bonitet të lartë pra me pjellori të lartë në shkallën tre.
Ligji detyron që të gjitha tokat bujqësore me bonitet nga I deri në V, nuk mund të konvertohen në tokë truall(zonë urbane) pa vendim të posaçëm qeverie.
Kjo zonë identifikohet me shifrën KZ-2636.

Ngastra konkrete ku është parashikuar ndërtimi i inceneratorit është KZ-2636 me numër pasurie Nr.1.
Në Drejtorine e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes-në e Fier kjo ngastër vazhdon të jetë e regjistruar tokë bujqësore.
Ndërkohë ngastra është e regjistruar edhe si tokë truall në hipotekë.
Ne se vendimi i posaçëm i qeverisë do të ishte marrë atëherë kjo ngaster nuk mund të ekzistonte më në DAMT të Qarkut Fier.
Zbardhja e kësaj situate, që vetëm e pastër nuk mund të jetë, kërkon hetim shumë të thelluar te SPAK-ut, gjithnjë nëse ky i fundit ka guxim ta bëjë!!
Ja dhe tabelat që tregojnë situatën e paligjshmërise.
Mbase SPAK-u të paktën do ti shohe këto fakte se sa për të hetuar s’bëhet fjalë!

SHKARKO APP