Petrit Vasili: Rama shkatërroi Teatrin tre vjet më parë, tani s’ka para se i do për inceneratorët!
Vandali Rama shkatërroi Teatrin tre vjet me pare, tani s’ka para se i ka për inceneratorët!
Dje Edi Rama kur e pyetën për ndertimin e Teatrit të ri Kombëtar tha:
“Për fat të keq u bëmë tani 3 vjet që bëjmë plane e kemi projekte për të realizuar se vendi përballet me ndërhyrje masivisht të forta faktorësh jashtë nesh si tërmeti, pandemia e lufta që ka nisur në Ukrainë, e cila ka goditur shumë në aspektin e rritjes së çmimeve në tërësi dhe çmimeve të ndërtimit në veçanti.
Po merremi me këtë e besoj që do gjejmë një zgjidhje dhe Teatri Kombëtar do ndërtohet siç është projektuar e siç jemi zotuar.
Por jo të gjitha planet mund të zbatohen në afatet e parashikuara kur mes teje e afatit futet një ngjarje që as parashikohet e as evitohet.”
Ky që bëri:
📌 Koncesione qindra milionë euro në kohën e pandemisë
📌 Ky bëri qindra tendera sekrete me dhjetëfishin e çmimit
📌 Ky vodhi 450 milionë euro me inceneratorët
📌 Ky vodhi qindra milionë euro me energjinë elektrike
📌 Ky mori borxh brenda 4 muajsh 1.3 miliardë euro
Por para’ për teatrin s’paska.
Vandali me shpirt shkatërruesi shembi teatrin dhe e kënaqin vetëm gërmadhat sepse gërmadhe është në tru dhe në zemër.
KOHA JONË SONDAZH

