Petrit Vasili: Situatë alarmante nga Covid-i, Rama vijon monologjet afgane

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili vijon që të tërheqë vëmendjen qeverisë për situatën e Covid-19 në vend, ku për të rendimi i situatës është kritik dhe shumë serioz edhe në vendet fqinje nga hyjnë e dalin mijëra qytetarë. Nga ana tjetër, ai bën thirrje medias që të mos merren më ne monologjet afgane të kryeministrit Edi Rama. ”Media ju lutem mbani vëmendjen kryesore te Covidi që merr jetët e shqiptarëve dhe sakaton shëndetin e tyre. Media boll u morët me monologjet afgane idiote të Edi Ramës. Po nuk u ndërhy shpejt dhe energjikisht për Covidin, sot vjeshta dhe dimri do të jenë tragjike si ato të vitit që shkoi. Shqipëria nuk meriton më viktima të tjera të shoqëruar me propagandë justifikuese kriminale”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Sot rastet e reja me Covid në Shqipëri vazhdojnë rritjen e pandalshme dhe numri arriti në 535 raste. Asnjë masë konkrete, asgjë fare. Kryeministër nuk ka Shqipëria, por ka thjesht një llafazan gazetash. Kosova kishte sot 2250 raste, ndërsa Maqedonia 1074 dhe 24 vdekje.

Pra rendimi i situatës është kritik dhe shumë serioz edhe në vendet fqinje nga hyjnë e dalin mijëra qytetarë. Po e paralajmerojmë çdo ditë me shifra, fakte dhe me argumente profesionale. Por në të kundërt në mënyrë të patolerueshme dhe të rrezikshme, kjo situatë alarmante po përcillet sikur eshte rutinë, nderkohë që eskalimi i saj është fakt.

Media ju lutem mbani vëmendjen kryesore te Covidi që merr jetët e shqiptarëve dhe sakaton shëndetin e tyre. Media boll u morët me monologjet afgane idiote të Edi Ramës.

Po nuk u ndërhy shpejt dhe energjikisht per Covidin, sot vjeshta dhe dimri do të jenë tragjike si ato të vitit që shkoi. Shqipëria nuk meriton më viktima të tjera të shoqëruar me propagandë justifikuese kriminale.

SHKARKO APP