Petrit Vasili: S’ka krizë energjetike, por megavjedhje shtetërore. SPAK vepro, mjaft u fsheh!

Nga Petrit Vasili

SPAK vepro, boll u fshehe, s’ka krizë energjetike, por megavjedhje shtetërore!!!
Faktet ulërijnë!!!
S’ka krizë energjetike, por korrupsion të tmerrshëm dhe maskarllëk të qeverisë.
Qeveria do të rrisë çmimet e energjisë, për të mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, që i ka bërë arkës së shtetit, që është bosh!
Qytetarët nga varfëria e tyre u dashka të paguajnë hajdutërinë e qeverisë.
Gjendja energjetike këtë vit ka qënë nga më të mirat.
Prodhimi vendas i energjisë i bollshëm si asnjëherë.
Fierza ka qenë në nivele nga më të lartat në gusht.
Qeveria në vend të blente energjinë, që prodhohet në vend dhe ka çmim mjaft të lirë, blinte dhe blen energji nga jashtë shumë herë më të shtrenjtë, që të vidhte dhjetëra milionë euro me tenderat e energjisë.
SPAK faktet kanë dalë sheshit i dinë të gjithë!
SPAK duhet të ishe që dje në zyrat e OSHE dhe të KESH!
SPAK, boll u fshehe!
SPAK, boll mbylle sytë!
SPAK duhet të kuptosh se po rëndon shumë pozitën tënde me mosveprimet ndaj qeverisë!
SPAK që nuk vepron po kthehesh në bashkëfajtor me Ramën dhe qeverinë dhe është vendosur kundër qytetarëve në krah të hajdutërisë qeveritare!
SPAK po punon vetëm për të ruajtur pandëshkueshmërinë e qeverisë!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?