Petrit Vasili: Tradhtari Kryeministër belbëzoi sërish, por asnjë përgjigje pse qeveria e rilindjes zvarritet vetëm pas deklaratave greke

Nga Petrit Vasili

Tradhtari Kryeministër belbëzoi sërish!

Belbëzimet fajtore të kryeministrit dje në parlament konfirmojnë tradhtinë e pambulueshme të tij.

Asnjë përgjigje përse qeveria e rilindjes zvarritet vetëm pas deklaratave greke.

Asnjë përgjigje përse shqiptarëve u mbahen fshehur negociatat.

Asnjë përgjigje për “gjumin” e qellimshëm të grupit negociator.

Asnjë përgjigje për qëndrimin e palës greke që nuk e pranon vëndimin e gjykatës kushtetuese të Shqipërisë si detyrim për negociatat.

Asnjë përgjigje se çfarë marrëveshje ishte gati për t’u firmosur me kryeministrin Tsipras dy vjet më parë.

Klithmat histerike të një tradhtari të kapur me presh në dorë nuk bindin kërrkënd.

Qurravitjet për të hedhur fajin lart e poshtë janë aq qesharake sa veçse rëndojnë më shumë tradhtinë.

Ka vetëm një përgjegjës dhe një fajtor dhe ky është kryeministri.

Rekordet e tij si matrapaz kufijsh nga Shqipëria deri në Kosovë e bëjnë dëshpërimisht të pabesueshëm.

Çështjet e mësipërme duan përgjigje ose në të kundert dënimi për tradhtinë do të jetë i rreptë dhe i pashmangshëm.

SHKARKO APP