Petrit Vasili: Vaksina kineze nuk është e certifikuar nga SHBA dhe BE. Rama po bën eksperiment me shqiptarët

Kompania turke që bën shpërndarjen e vaksinës kineze, me të cilën Shqipëria ka marrëveshje, do të investojë në Shqipëri për një fabrikë vaksinash. Kryeministri Rama e bëri këtë njoftim në aeroportin e Rinasit, ku priti dërgesën e vaksinave kineze dhe tha se Shqipëria do të marrë më shumë se 2 milionë doza.

Ndërkohë kandidati i LSI për deputet, mjeku Petrit Vasili, shprehet se vaksina kineze nuk është e certifikuar nga autoritet shëndetësore në SHBA dhe BE. Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se studimet për vaksinën kineze tregojnë se ajo ka efekt vetëm 50 %. Sipas tij, Edi Rama po bën eksperiment me jetën e qytetarëve shqiptarë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Vaksinat kineze për shqiptaret, pa asnjë siguri te certifikuar, eksperiment shumë i rrezikshëm për shqiptarët??

Vaksinat kineze ofrojnë vetëm rreth 50% efikasitet. Vaksinat kineze nuk janë certifikuar nga EMA(Agjencia Europiane e Barnave). Vaksinat kineze nuk janë certifikuar as nga FDA (Food and Drug Administration) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vaksina kineze pas fillimit te aplikimit ne Brazil u bllokua.

Perse shqiptaret duhet të marrin vaksina të pasigurta? Me vetëm 50% efikasitet, do të thotë një eksperiment i rrezikshëm, ku gjysma e shqiptareve do të mbeten njëlloj të pambrojtur dhe ekstremisht të rrezikuar nga COVID. Shqiptaret nuk janë kavje për eksperimente. A e di Edi Rama, që të gjitha përgjegjësitë e lojërave te tij politike me shëndetin e shqiptareve bien vetëm mbi të? Shëndeti i shqiptarëve nuk mund të behet pre e histerisë elektorale për pushtet të Edi Ramës.

Show me vaksinat është shfaqje çnjerëzore e Edi Ramës në dëm të shëndetit të shqiptarëve. Shihni në FOTO më poshtë se ku radhitet Vaksina Kineze”.

https://arkiva.kohajone.com/vaksina-ruse-nga-emiratet-dhe-kineze-nga-turqia-shehu-loja-e-rrezikshme-nga-rama/

SHKARKO APP