Petro Gjikuria uron Vangjel Tavon për fitoren në Himarë

Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën ka uruar kandidatin fitues të Partisë Socialiste, Vangjel Tavon. ”Euronews Albania”, shkruan se pas certifikimit të rezultatit, Gjikuria ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vangjel Tavon, ku i ka shprehur urimin për fitoren e zgjedhjeve. Pavarësisht tensioneve mes PS dhe opozitës, dy kandidatët Gjikuria dhe Tavo zhvilluan një fushatë lartë sulmeve dhe akuzave personale. Gjatë ditëve të fushatës, kandidati i PS deklaroi se ishte gati t’i jepte postin e nënkryetarit të Bashkisë rivalit të tij. Një gjest demokracie, për shumëkënd i papritur duke marrë parasysh gjithë këtë periudhë tensioni e beteje për Himarën, por që mesa duket është mbyllur me shumë qytetari.

SHKARKO APP