Petro Koçi: PD, gati ti vërë flakën procesit politik, vetëm që reforma në drejtësi të mos bëhet

 

Reforma në drejtësi, është një nga pikat më të diskutuara gjatë gjithë kohës, në parlamentin tonë, por jo vetëm aty. Siç është njoftuar dhe në media PD-ja, do të nisë një protestë me datë 8 dhjetor. Në një postim në facebook, ka reaguar dhe Petro Koçi, i cili mban postin si Kryetari i PSV 91 por dhe atë të zëvendësministrit të Mbrojtjes. 

Në status, Koçi shprehet se PD-ja, edhe pse mundohet që të realizojë e të japë kontributin e saj për realizimin e reformës në drejtësi, është gati ti vërë flakëm vetëm që ajo të mos realizohet.

Më tej, Koçi ka shtuar se: "Basha dhe Berisha i kanë borxhe jetike personale sistemit aktual gjyqësor. Protesta politike e PD-së është kthimi i borxhit ndaj gjyqësorit"

Statusi në facebook

PD duket se është gati ti vërë flakën procesit politik institucional në vend, vetëm e vetëm që reforma në drejtësi të mos bëhet. Basha dhe Berisha i kanë borxhe jetike personale, sistemit aktual gjyqësor. Protesta politike e PD-së është kthimi i borxhit ndaj gjyqësorit.

SHKARKO APP