Peza: Kreu i RTSH-së, të zgjidhet si Presidenti

Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Publik Shqiptar do të zgjidhet në të njëjtën mënyrë si Presidenti i Republikës.

Pas më shumë se 1 vit dështim nga Këshilli Drejtues i RTSH-­së për të zgjedhur drejtorin, mazhoranca ka marrë iniciativën për të bërë ndryshimet e duhura ligjore që do të mundësojnë zhbllokimin e situatës.

Sipas nënkryetarit të Komisionit të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik, Alfred Peza, me ligjin e ri që javën e ardhshme do të propozojë mazhoranca, zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm do të bëhet me 4 raunde.

Nëse në tre raundet e para, nuk arrihet zgjedhja e tij me shumicë absolute, në raundin e katërt, ai mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Në rastet kur as kjo nuk arrihet, atëherë Këshilli Drejtues i RTSH-­së do të duhet të shpërndahet, një formulë kjo që përdoret edhe me Parlamentin kur nuk arrin të zgjedhë dot Presidentin. 

SHKARKO APP