Peza: Opozita është pro ruse. Ilir Babaramo: Dëgjo ato që thotë Zaev për Ramën
Sekretari për Mediat në PS, Alfred Peza akuzoi opozitën dhe Presidentin se ka zyrtarizuar qëndrimin e tij pro-rus me pjesëmarrjen në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Gazetari Ilir Babaramo hodhi poshtë pretendimin e Pezës se pjesëmarrja e Metës në SEECP ishte lajmi i ditës, pasi për të lajm i ditës ishte deklarata e Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, se “Rama, Erdogan, Putin, Thaçi dhe Vuçiç janë bërë bashkë për të ndryshuar kufijtë.”
“Ilir meta zyrtarizoi qëndrimin e tij pro-rus në të gjithë aktivitetin e tij”, deklaroi Peza në emisionin ‘Open’.
Sipas Pezës, Meta e do Shqipërinë si një Republikë Lindore dhe jashtë institucioneve Perëndimore.
“Presidenti e zyrtarizoi me veprimtarinë dhe pranimin e ftesës nga njeriu i Putinit aktivitetin pro rus. Kërkon një Republikë Lindore, pro ruse dhe jashtë institucioneve Perëndimore”, tha ai. “Edhe shefi i opozitës është marrë i pandehur për financime nga Rusia”, shtoi Alfred Peza.
“Identik si Enver Hoxha”, akuzoi Çlirim Gjata Alfred Pezën.
KOHA JONË SONDAZH

