Pezullimi i fondeve, Bardhi: Vendimi i BE një goditje e rëndë, drejtësia të vërë para përgjegjësisë penale ministren Krifca

Edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për vendimin e BE-së për të pezulluar fondet për bujqësinë. Për të është një goditje e rëndë që ka marrë jo vetëm sektori, por edhe integrimi. Sipas tij, pas hetimit të BE-së drejtesia jonë duhet të vinte para përgjegjesisë penale, Ministren e Bujqësisë.

“Vendimi i BE-së për të pezulluar financimin e bujqësisë dhe fermerëve shqiptarë për shkak të korrupsionit qeveritar, është një prej goditjeve më të mëdha që ka marrë vendi në rrugen e integrimit europian, në dekadën e fundit.

BE ka vedosur gjithnjë kushte dhe kritere, ka ushtruar presion ndaj autoriteteve duke kërkuar standarde dhe demokraci. Por ky është nga rastet e rralla që pezullohet një projekt, ndalohen fondet aq të nevojshme për bujqësinë tonë, për shkak se qeveritaret, zyrtarët, ministrat, pra qeveria e Edi Ramës, vjedh. Vjedh në këtë rast paratë që vijnë nga taksapaguesit europianë.

Ky akt i BE që vjen pas një hetimi të gjatë që ata vetë kanë bërë, tejkalon çdo analizë, çdo raport progresi, çdo lëvdatë e formalizëm, dhe tregon gjendjen reale, nxjerr haptazi në dritë si funksionon qeveria e Edi Ramës, ku drejtuesit dhe ministrat e tij, duan para në dorë për çdo projekt”,-shkruan Bardhi.

SHKARKO APP