Pezullimi i fondeve të IPARD në bujqësi, Xama: Buxheti ka qenë i destinuar për fermerët

Në studion e emisionit ”Në Shënjestër” u diskutua për pezullimin e fondeve të IPARD në bujqësi. Gazetarja Ola Xama u shpreh se fondet kanë qenë të destinuara për fermerët, por nuk shkuan për ata, ose shkoi vetëm për te ‘fermerët e mëdhenj’.

“Pse janë të rëndësishme fondet IPARD? Fondet që jep IPARD kanë qenë më të larta se ato që jep buxheti i shtetit. Që nga viti 2020 e deri më tani mbështetja për bujqësinë ka qenë në rënie. Lajmi i pezullimit të fondeve IPARD është i trashtë, për një shtresë që ka nevojë për to. Pse u pezulluan? Sepse sipas të dhënave, me kryqëzimin e të dhënave që kemi, fondet kanë qenë të destinuara për fermerët, por nuk ka shkuar tek ata. Ose kanë shkuar te fermerët e mëdhenj. Fondet IPARD janë ndihmë e madhe, pasi edukon fermerët. Ne kur kemi periudhën e kultivimit, shohim që prodhimet hidhen pasi nuk ka treg. Shqipëria në një raport për zhvillimin e BP është vendi më mbështetjen më të paktë që merr në sektorin e bujqësisë”, tha Xama.

Ndërsa gazetari Geri Emiri tha se shuma qeveria ka arritur një sukses të kënaqshëm për shpërndarjen e fondeve, ndërsa shtoi se megjithatë sukses është të shpërndash fondet në mënyrë të korrekte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?