Pezullimi i mësimit/Ministria e Arsimit cakton 5 të shtuna për zëvendësimin
Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit Ministria e Arsimit pezulloi mësimin në disa rrethe. Me anë të një urdhri, ditën e sotme Ministria e Arsimit ka njoftuar datat, se kur do të zëvendësohen këto ditë pushimi sipas rretheve, kështu: Dita e pushimit e datës 26 nëntor, si pasojë e tërmetit, do të zëvendësohet më datë 16 mars 2020. Ministria e Arsimit, ka njoftuar se procesi mësimor, i pezulluar për shkak të situatës pas tërmetit, në 3 ditët e Dhjetorit, për rrethet; Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Kamëz Kavajë do të zëvendësohen në datat:
-25 janar 2020
-29 shkurt 2020
-16 mars 2020
Ndërkohë 5 ditët e pushimit, të zhvilluara pas tërmetit të 26 nëntorit në rrethet: Tiranë, Durrës, Vorë, Kurbin, Shijak, Krujë do të zëvendësohen në këto data:
-25 janar 2020
-15 shkurt 2020
-29 shkurt 2020
-16 mars 2020
-28 mars 2020
Sipas kalendarit këto data përkojnë me ditën e shtunë të javës në të cilën janë përcaktuar ditët për zëvendësimin e procesit mësimor.