Pezullimi i numrit dy të OFL-së, deputeti i PS: Vijnë si të pakorruptuar por…
Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia ka folur për një intervistë ndër të tjera edhe për rastin që ish-numri dy i OFL-së, Artan Shëmbi është pezulluar për korrupsion dhe dekonspirim të operacioneve, ku thotë se individë të tillë nuk duhet të ekzistojnë, duke pranuar se ka policë të korruptuar por që janë ndëshkuar. “Vijnë si të pakorruptuar por skarcohen. Në rastin konkret nuk mund të themi gjë se gjykata nuk është shprehur. Individë të tillë nuk duhet të jenë, kjo është një luftë e pandërprerë ku element që janë servirur si të pakorruptuar, dinamika do t’i skarcojë. Nëse do ketë element të tjerë, do pësojnë fatin e atij që stonon me ligjit. Nëse ka individë nga policia që abuzojnë me ligjin, duke kërcënuar individë që nuk janë për t’u kontrolluar nga OFL-ja do të mbajnë përgjegjësi, kemi fakte se organi pranë policisë i ka ndëshkuar”, tha Qefalia në ”reportv tv”.