Pezullimi nga BSH, Malaj: Përpjekje për tërheqje vëmendje

Arben Malaj thotë se emri i tij po përdoret nga qeveria dhe mazhoranca aktuale për të hequr vëmendjen nga problemet e mëdha që ka qeveria për t’u përballur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, anëtari i Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë e cilësoi nismën e Qeverisë për pezullimin dhe shkarkimin e tij si antiligjore dhe antikushtetuese.

“Ata deputetë që më akuzojnë nuk kanë asnjë argument dhe unë do të shkoj deri në Gjykatën Europiane për të mbrojtur të drejtat dhe pavarësinë e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore. Ajo që nuk u bë për 7 muaj u bë sot për 7 sekonda. I kam kërkuar parlamentit shqiptar të më dëgjojë dhe të mos trajtojë si të dënuar politik”, u shpreh Arben Malaj.

Malaj thotë se se ka pritur prej 7 muajsh që të thirret sipas ligjit për t’u dëgjuar në komisionet parlamentare përkatëse pas kërkesës së një grupi deputetësh, që ai të largohet nga bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

“Pavarësia e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kam shërbyer me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm në të gjithë institucionet dhe postet për dy dekada. Kam trajtuar publikisht problemet që ka qeverisja e vendit tim” – tha zoti Malaj.

SHKARKO APP