Pezullohen 44 leje drejtimi dhe gjobiten 411 shoferë

Policia Rrugore pas një monitorimi prej 5 orësh janë janë pezulluar 44 leje drejtimi dhe janë gjobitur 411 drejtues. “Prej orës 15:00 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 411 drejtues mjetesh, nga të cilët: 75 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 336 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë”,-njofton policia.

Policia Rrugore prej orës 15:00, dhe deri në këto momente ka rritur prezencën në akset rrugore në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe në rrugën e Kombit pasi ka filluar kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës dhe Morinës. Nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë orëve të pasdites së sotme ka pezulluar 29 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin alkoolit.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të Elbasanit është vënë në pranga shtetasi P.M, pasi duke udhëtuar nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit me automjet në vendin e quajtur Labinot-Fushë u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore në gjendje të dehur në masën 1.05 mg/l. Deri në këto momente ka fluks të shtuar por nuk ka bllokim të trafikut në asnjë aks rrugor dhe as në hyrje të Tiranës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar.

SHKARKO APP