Pezullohen gjashtë policë të burgut 313, dyshohet se ishin bashkëpunëtorë për arratisjen e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit

Gjashtë policë janë pezulluar nga detyra për tentativën e arratisjes në burgun 313, 5 ditë më parë.

Gëzim Ramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muca, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmon Prenga dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në planin e arratisjes.

Dyshimet janë ngritur nga Prokuroria e Tiranës teksa hetimi vijon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele tre protagonistët e planit të arratisjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plani i tyre ra pasi u kapën dhe u arrestuan pa mundur ta çonin deri në fund planin. Rezulton se ata goditën e dhunuan edhe policë të cilët u përpoqën ti ndalonin.

Në rrëfimet e tyre, fajin e arratisjes e mori përsipër Pjetri, Çepele ka thënë se nuk kishte dijeni kurse Çekaj theksoi se e ndoqi Pjetrin, por më pas u kthjellua dhe nuk vijoi vetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?