Pezullohen gjobat dhe kontrollet/ Lehtësi për biznesin pas tërmetit

Ministria e Financave pritet të nxjerrë një sërë masash lehtësuese për bizneset e prekura nga tërmeti, në tre qarqet ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.  Administrata fiskale nuk do të kryejë kontrolle tek bizneset, e nuk do të  aplikojë penalitete në rast vonese në vetedeklarimin e xhiros.

“MF do të nxjerre një qarkore për të orientuar dhe kërkuar administratës tatimore që të zbatojë një sërë masash të cilat janë në mbështetje të biznesit. Nëse do të ketë deklarime të vonuara nga biznesi, gjobat do të hiqen. E dyta për të tërë bizneset që ndodhet në zonat e ndërtuara do të pezullohet çdo kontroll apo verifikim, e treta nëse do të ketë probleme për pagesën e detyrimeve tatimore MF ka udhëzuar këto biznese të deklarojnë nëse kanë aktivitet në këto periudha edhe nëse deklarojnë me vonesë thash që gjobat nuk do të aplikohen”.

Paralelisht me këtë situatë ministria duket e gatshme që të shtyjë në kohë edhe pagesë e taksave për këto biznese, duke i lënë më shumë hapësirë biznesit të rimarrë vetën pas dëmeve të shkaktuara

“Nëse kanë probleme me aftësinë paguese ato kanë të drejtën e tyre dhe administrate tatimore është e detyruar të shtyjë pagesat në kohë, pra ne kemi një nen për pagesën e pagimit me këste dhe në çdo tatimpagues, duke analizuar rast pas rasti problematikën e tyre ne mund të shtyjmë deri në 2 vjet pagesën e tatimeve. Nuk do të jetë nevoja për shtyrje të tillë port ë paktën në këto muajt e rimëkëmbjes është plotësisht e mundshme që detyrimet e vetë deklaruara si TVSH etj, të mund të shtyhen që kompanitë të mund të marrin frymë”.

Qeveria ka parashikuar që për qëllim rindërtimi subjekt e përcaktuara me VKM përjashtohen  nga pagesa e TVSH, ndërsa nuk do të aplikohet taksë infrastrukturë për çdo objekt me qëllim strehimin e banorëve nga tërmeti.

SHKARKO APP