Pezullohen punimet tek ish-hotel “Dajti”

Këshilli Kombëtar i Restaurimit pezulloi punimet në fasadën e ish-hotel “Dajtit”, i blerë gjatë qeverisjes së kaluar nga Banka e Shqipërisë, për t’u kthyer në mjedise të këtij institucioni.

Arsyeja është se restaurimi nuk ka lidhje me projektin fillestar të hotel “Dajtit”, i realizuar në fund të viteve ‘30 nga arkitekti italian, Gherardo Bosio.

Meqenëse godina është objekt i kategorisë së dytë, fjala e fundit për fatin e këtij objekti, i mbetet tashmë Këshillit Kombëtar të Territorit.

Banka e Shqipërisë ka blerë godinën e hotel “Dajtit” me një vlerë prej rreth 4 miliardë lekësh, 5 vite më parë. Nga ajo kohë objekti ka pësuar degradim. Kthimi i ish-hotel “Dajtit” në zyra të bankës ka ngjallur mjaft debate në publik, për shkak të vlerave historike që ai mbart.

SHKARKO APP