Pezullohet lundrimi, anijet nuk lejohen të dalin nga porti
Moti i keq ka paralizuar trafikun detar në qytetin e Vlorës. Mësohet se trafiku është pezulluar pasi dallgët arrijnë deri në 8 ballë.
Ka vonesa prej disa orësh në mbërritjen e trageteve në port, dhe trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk ka ardhur mëngjesin e sotëm në orarin e përcaktuar për shkak të dallgëve të detit nga moti i keq. Trageti është 5 orë me vonesë dhe pritet që të mbërrijë rreth orës 12:00.
Ndërkohë si pasojë e motit të keq as anijet e peshkimit nuk kanë dalë sot për lundrim dhe mjetet lundruese nuk lejohen të dalin nga porti.
I gjithë vendi jonë është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Siç shikohet edhe në foto në qytetin e Vlorës në këtë kohë në port nuk ka asnjë lëvizje të anijeve.


KOHA JONË SONDAZH

