Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit në portin e Vlorës

Era e fortë dhe dallgët deri në 6 ballë brenda gjirit kanë pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në portin e Vlorës për 72 orët e ardhshme.

Sakaq anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar si dhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk janë pezulluar. Sipas kapitanerisë së portit, përmirësimi i kushteve hidrometereologjike do të jetë ditën e premte datë 5 nëntor.

Në bazë të parashikimit të kohës kushtet hidrometeorologjike për gjirin e Vlorës. do të jetë era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft, 10-15m/s. Në orët e mesditës do të kemi një përmirësim të lehtë të këtyre kushteve por përsëri do të përkeqësohen kushtet e detit dhe erës. Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit me përjashtim të transportit ndërkombëtar detar. Sot trageti i linjës Vlorë Brindizzi Vlore ka dalë në Rad, në det të hapur, për te evituar dëmet që mund t’i shkaktojë përplasja me kalatat e molit të portit të Vlorës. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jenë ditën e premte date 05.11.2021”, sipas kapitanerisë së portit.

SHKARKO APP