Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Korçë, ja arsyeja
Pezullohet nga detyra Shefi i Hetimit të Krimit në drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Edmond Çela.
Ky i fundit është pronar i linjës së autobusëve ku u gjet dje 2 kg heroinë.
Çela është pezulluar nga SHÇBA pas sekuestrimit të 2 kg heroinë nga policia greke ne autobusin e linjës Shqipëri-Greqi.
Sakaq çështja e heroinës së sekuestruar në Kapshticë i ka kaluar Krimeve të Rënda. Policia lokale po vijon hetimet për mundësinë e implikimit të personave të tjerë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë. Pjesë e hetimit do të jetë edhe oficeri i policisë i pezulluar nga detyra Edmond Çela.
KOHA JONË SONDAZH

