Pezullohet polici që tentoi të kalojë makinën pa radhë në Kakavijë! Qytetarët e kthejnë pas

Ndërsa situata sa vjen e rëndohet në Kakavijë, ku qytetarët kanë tre ditë që presin në radhë për të bërë tamponin si kusht për të kaluar kufirin në Greqi, njëri nga policët ka tentuar që të kalojë një makinë pa radhë. Kur qytetarët kanë parë këtë veprim skandaloz kanë rrethuar makinën e tij.

“Ndalu këtu o i korruptuar, mos ik, ja policia e shtetit!”, bërtet njëri nga qytetarët. Në vend që policia të qetësojë gjendjen e rënduar në Kakavijë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve, krijon situata të tilla duke sjellë reagim dhe revoltim të qytetarëve. Polici që tentoi të kalonte makinën pa radhë është pezulluar nga puna.

“Punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar të kalojë jashtë radhe një automjet me targa greke, për në shtetin grek”, tha Policia e Shtetit.

'Ndalo këtu!', polici tenton të kalojë makinën pa radhë në Kakavijë, qytetarët e rrethojnë

 

SHKARKO APP