Pezullohet puna në aeroportin “Nënë Tereza”, punonjësi debat me Ballukun: Nuk mund t’ju presim pafundësisht

Ditën e sotme u ndërpre për disa minuta puna në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”.

Shkak mësohet se është bërë një greve e kompanisë Albcontrol.

Kjo e fundit është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë kërkuar një takim me ministren e linjës, Belinda Balluku, e cila ndoshta për shkak të angazhimeve elektorale është vonuar disa çka ka sjellë më pas një debat në telefon me një nga punonjësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Debati në telefon me ministren Balluku:

Punonjësi: Zonja ministre ne ju pritëm. Nuk mund t’ju presim pafundësi këtu

Balluku: Ore ti tani! E bëmë telefonatën bashkë apo flet kot tani? Jam rrugës, po vij. Shih telefonatën. Në 10 pa 10.

Punonjësi: Po pra, 10 pa 10.

Balluku: 10 pa 10 me 11 pa 10 sa bëjnë? 3 orë?

Punonjësi: Njerëzit janë në pamundësi për të pritur.

Balluku: Jam duke ardhur në Rinas. Lere 3 orëshin se është turp

Punonjësi: Po flasim për një orë e gjysmë, jo 3 orëshin.

Më pas, ministrja Belinda Balluku është parë duke u futur në ambjentet e AlbControl në Rinas nga ku ende nuk ka një deklaratë për mediat.

Takimi zgjati pak minuta dhe pa u arritur asnjë marrëveshje

KËRKESAT E PUNONJËSVE:

Rikthimi në punë i kontrrollorëve të hequr,

anullimi i vendimit të bordit më 24 prillit 2020,

një anëtar i sindikatës në bord,

transparencë finaciare

dorëheqjen e menaxhmentit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?