Pezullohet shefi i komisariatit nr.4, pas incidentit me gazetarët

 

Shefi i Komisariatit numër në Tiranë, Fatmir Lleshi është pezulluar nga detyra pas incidentit me një prej grupeve të xhirimit të televizionin “ABC News”.

Policia shoqëroi kameramanin pas debatit me oficerët e policisë, i cili u la i lirë pas deklarimit.

Sipas raportimeve të televizionit “ABC News”, Lleshi kërcënoi dhe ofendoi operatorin pas një debati.

Oficerët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme kanë nisur hetimet për veprën penale të “kryerjes së veprimeve arbitrate” në ushtrimin e detyrës ndaj shefit të komisariatit, Fatmir Lleshi, i cili është pezulluar mbrëmjen e sotme.

SHKARKO APP