”Pezullohet” vetting-u në polici
Katër deputetë socialistë dhe një i opozitës parlamentare kanë kërkuar pezullimin e Vetting-ut në Polici deri në përfundimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat.
Sipas projekligjit i cili mban firmën edhe të kryetares së komisionit të sigurisë Ermonela Felaj diçka e tillë bëhet në mënyrë që Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të fokusohet tek Vetting-u i SHÇBA, struktuë që do të fusë në sitë më pas të gjithë efektivët e nivelit bazë në policinë e shtetit.
Ky ndryshim thuhet në projektligj do mundësonte kohën e nevojshme që institucionet e përfshira të bënin një analizë më të thelluar të këtij procesi dhe të propozonin zgjidhje për një sërë problematikash të evidentuara dhe nga partnerët ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë.
Deri më tani Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit që kur ka filluar punën deri në dhjetor të vitit 2020 ka përfunduar pocesin e vlerësimit kalimtar vetëm për 32 subjekte. Koha në përpunimin e informacioneve u kritikua dhe në nënkomisionin e sigurisë, deputetët e të cilit kërkuan ndërhyrje në ligj në mënyrë që procesi të përshpejtohet.