“Pezulloni Kalivaçin e Poçemin” – Konventa e Bernës, rekomandime qeverisë, Nika: Janë detyruese

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës i rekomandon qeverisë shqiptare të pezullojë projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit në Vjosë, ndërsa i kërkon të bëjë një planifikim strategjik e të ndërmarrë vlerësime të mëtejshme.

Sipas Nikës, këto rekomandime janë detyruese për qeverinë shqiptare.

Paralelisht, organizata është në fazat finale të përgatitjes së padisë për hidrocentralin e Kalivaçit, ndërsa pas shpalljes së pavlefshmërisë së kontratës koncesionare nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, vijon procesin gjyqësor për Poçemin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qershor të këtij viti Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi nënshkrimin e kontratës për HEC Kalivaç,që parashikohet të ketë një fuqi të instaluar 111,000 kW. Por, Projekti për ndërtimin e këtij HEC-i është kundërshtuar prej vitesh nga organizatat mjedisore për shkak të vlerave të larta natyrore të lumit Vjosë, që vlerësohet si një nga lumenjtë e fundit të egër të mbetur në Evropë, duke rrjedhur në mënyrë të natyrshme dhe të pandikuar në shumicën e e gjatësisë së tij prej 270 kilometrash.

Swiss Digital Mobile Reklama

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?