Pika kufitare, pala greke bllokon sërish lëvizjen për dy orë

Dogana e Kapshticës do të bllokohet sërish për dy orë ditën e sotme për shkak të grevës së fermerëve grekë. Pala greke ka njoftuar se bllokimi i kalimit për udhëtarët do të bëhet nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Gjatë këtij intervali kohor, nuk do të ketë regjistrim të asnjë qytetari që kërkon të kalojë kufirin, duke krijuar një situatë kaotike të përsëritur, pasi edhe ditën e djeshme pala greke në këtë doganë bllokoi sërish kufirin për dy orë.

Policia Kufitare e Greqisë do të ndërpresë punën për dy orë dhe nuk do të lejojë asnjë person që të kalojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?