Pikat kufitare me Greqinë të hapura për 24 orë, procedurat që duhet të ndjekin qytetarët dhe automjetet

Për 24 orë kufiri me shtetin grek do të jetë i hapur pa limit. Mësohet se kjo vlen për të gjitha pikat e kalimit kufitar me shtetin grek, që nga qafë-Boti, Kapshtica dhe Kakavija.

Pala shqiptare theksoi se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, ata me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr.

NJOFTIMI I PIKËS KUFITARE TE KAPSHTICËS
Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi. Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?