Ironia e Ylli Manjanit: Nuk e mora vesh sa e bleu shtëpinë kjo Françeska, 500 apo 700 mijë euro?!

Ylli Manjani ka reaguar me ironi e sarkazëm ndaj lajmit të shpërndarë në mediat e vendit për Franceskën: 

“Pikëpyetjet e një lajmi…

Konfuzion me një lajm nga lagjja ime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e mora vesh: sa e bleu shtëpinë kjo Françeska, 500 apo 700 mijë euro?

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Zotin, na tregoni cila shumë është e sakta – po vari lesht zjarrit! Një portal thotë 700 mijë, tjetri 500 mijë. Jam i paqartë…

Ah, edhe një pyetje tjetër: shkrepësja nuk duhet të ndizet në zonat rezidenciale? Çfarë shejtan shkrepëse qenka kjo?!

Përfundimisht: ra apo jo zjarr te ballkoni i Françeskës?

Dhe, në fund të fundit: Françeska kush është në të vërtetë?!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?