Piku i variantit ”Omicron” në Shqipëri, Brataj: Do të jetë fundi i janarit

Piku i variantit ”Omicron” i Covid-19 që ka rritur ndjeshëm shifrat në Shqipëri, pritet që të jetë në fund të janarit. Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj tha se në ditët në vijim pritet rritje e mëtejshme e të infektuarve dhe shifrat e fundit nuk tregojnë pikun e ”Omicron”.

“Mendoj që nuk është në këto ditë. Do të ketë rritje të tjera siç e kemi parë në çdo vend europian kur fillon do një muaj një muaj e gjysmë. Piku do të arrihet brenda Janarit dhe do të fillojë më pas rënia, por duhet të jemi të kujdesshëm këto dy muaj sepse do kemi shifra të rritura”.

Nga ana tjetër, Brataj flet me shqetësim për rritjen e infektimeve, teksa thotë se shumica e qytetarëve neglizhojnë shenjat.

”Sigurisht që numri i të infektuarve është rritur përsa i përket momentit, kjo është e pritshme për shkak të Omicron që po qarkullon. Numrat e të infektuarve janë edhe më të larta seç janë shifrat, pasi shumë njerëz nuk kërkojnë ndihmë ose tampon. Numri i të shtruarve në spital mbetet i ulët dhe i kontrollueshëm”.

SHKARKO APP