Pilaca: Këto 3-4 muaj provë shumë e fortë për shëndetësinë, në pranverë presim thyerjen e pandemisë
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Arben Pilaca u shpreh se këto 3-4 muaj janë një provë shumë e fortë për shëndetësinë.
Pilaca: Është Covidi që merr forcë, por janë edhe infeksionet e stinës. Ka edhe diagnoza të tjera që nuk janë Covid. Është koha e Covid, por nuk duhen harruar sëmundje t e tjera. Të gjitha bashkë këto do ta rëndojnë situatën.
Këto 3-4 muaj janë një provë shumë e fortë për shëndetësinë. Eksperienca do të jetë se inshalla do ta mbylli. Në dalje të pranverës pritet një thyerje e fortë. Nëse futet edhe vaksina rezultati do të jetë shumë më i mirë.
Mjeku Arben Pilaca ka thënë se kjo që po kalojmë me koronavirusin nuk është një valë e dytë por dallgë.
Pilaca: Kjo që po kalojmë nuk është valë, pasi valën e kemi kaluar, kjo është një dallgë, ishte e pritshme sepse kështu është ecuria natyrore e një pandemie, tanimë pandemia po flet. Është numri më i madh, është shtrimi më i lartë, dhe sigurisht kemi më shumë njerëz që rrezikojnë jetën. Nuk është fundi, tendenca është në rritje, nuk është për të krijuar panik, por kjo është e vërteta.