Pinë ujë në lumin Drin, ngordh një lopë dhe disa të tjera sëmuren rëndë
Aktualitet E Enjte, 30 Shtator 2021 15:32
Një person në fshatin Dobrushtë të Prizrenit ka informuar se gjedhet e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, njëra prej tyre ka ngordhur dhe tjerat janë sëmurë.
Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit, raportojnë mediat kosovare.
Njësitë përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, njofton Policia.
KOHA JONË SONDAZH

