Ping-pongu për vrasjen e Eglit, avokati: Skena e krimit dhe fshirja e kamerave të sigurisë janë pikëpyetje të mëdha
Avokati Edmond Petraj flet për vrasjen e Egli Progës. Fillimisht, avokati ngriti të gjitha pikëpyetjet që ka kjo ngjarje e rëndë në Pogradec.
”Vrasja në Pogradec është një ngjarje tragjike që ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shumë pikëpyetje. Dritëhijet e kësaj ngjarjeje shpesh lidhen me motivin dhe detajet e hetimit, por dhe pasojat sociale. Rastin përfshin shumë element. Vrasja në Pogradec, ngre një sërë pikëpyetjesh që mund të jenë thelbësore për hetimin. Po flasim që nga elementi i parë, si duhet kapur ky si element.
Motivi i krimit, çfarë e shtyu autorin të kryejë këtë akt? A ishte një konflikt personal, çështje financiare, xhelozi apo ndonjë tjetër. Në çfarë rrethanash ndodhi ngjarja, a kishte dëshmitar? Lidhjet me viktimën, cila ishte lidhje e autorit me viktimën? A kishte ndonjë histori të mëparshme mes tyre? Pastaj kaloj te roli i institucioneve të drejtësisë, si kanë reaguar autoritetet pas ngjarjes? Kush janë pasojat sociale? A ka rritur ndjenjën e pasigurisë mes banorëve? Pra, këto pyetje për policinë dhe prokurorinë e Korçës pasqyrojnë shqetësime të thella”,-tha në ”A2cnn”.
Pse është kthyer në ping-pong mes institucioneve?
Petraj: Duhet pritur për mënyrën e menaxhimit të këtyre pikëpyetjeve. Këto pyetje për policinë dhe prokurorinë e Korçës janë shqetësime të thella për mënyrën sesi është menaxhuar ky rast. Nga çështjet e përmendura, heqja e shiritit të skenës së krimit, fshirja e kamerave të sigurisë dhe deklaratat kontradiktore, janë indikacione se mund të ketë pasur probleme serioze në menaxhimin e hetimeve. Këto pyetje kërkojnë përgjigje të qarta që drejtësia të zbatohet në mënyrë të paanshme.
Çfarë gabimi ka kjo dosje?
Petraj: Referimi nga policia vrasje me dashje. Prokuroria nuk duhet ta lëvizte dyshimin për vrasje me dashje. Duhet ta çonte në gjykatë. Problemi tjetër, si është referuar dosja e flagrancës. Rikualifikimi i veprës më lë pak… Janë disa elementë, të cilët jepen në çast. Te dosja e flagrancës është i gjithë sekreti. Ku e ka bazuar dyshimin për personin për akuzën prokurori. Vetëm vrasje nga pakujdesia nuk ka aty.