Pipero: Këtë javë numrat e të prekurve me koronavirus do vijnë duke u ulur, por është herët për festë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero në një komunikim me Skype me News 24 dha një lajm të mirë sa i përket përhapjes së koronavirusit. Sipas tij momentet më kritike kanë kaluar për Shqipërinë, por kjo nuk do të thotë se me kaq përfundon zbatimi i masave. Pipero tha gjitashtu se java që vjen do na gjejë me numra më të ulët të të prekurve nga COVID 19.

“Unë vazhdoj të mbetem i mendimit që këtë javë numrat do vijnë duke u ulur, por gjithësesi është herët për të festuar. Kjo është koha kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Masat e marra duhet të na cojnë drejt një analize të gjërë të situatës që të ndërtojmë një strategji të re, për kontrollin të situatës”,- tha ai

Më tej Pipero tha se ishte dakord që edhe masat kufizuese të lëvizjes të zbuteshin disi.

“Unë kam qenë partizan i fillimit të lehtësimit të masave me pikatore, i japin gjallëri ekonomisë dhe ulin panikun, efekti psikologjik i motivon qytetarët, tregon që nëse zbatohen masat mundësia për të dalë është më e afërt, por nga ana tjetër duhet të ndërtohet monitorimi i situatës, të ketë shtim të testeve, të mos kufizohemi vetëm te rastet e kontaktit, të bëhen teste të shpejta në qendra të mëdha punësimi apo ndërmarrje, analiza seriologjike”,- tha Pipero.

SHKARKO APP