Pipero: Para 3-4 ditësh isha në Itali, nuk pashë asnjë person pa maskë dhe numrat po rriten
Nga nesër hyn në fuqi vendimi që maskat duhen mbajtur edhe në ambjente të hapura. Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel. Doktori i njohur shpjegoi deklaratat e tij kontradiktore dhe tregoi nëse është dakord me mbajtjen e maskave në publik.
‘Unë i qëndroj deklaratave të mia. Virusi nuk ka as krahë të fluturojë dhe as këmbë të ecë. Virusi nuk qëndron në ajër pa ne. Pra virusi është aty ku është njeriu.
Virusi merret nga spërklat. Maskat e ulin trasmetueshmërinë e spërklave. Unë kam qenë në të parët që kam thënse se duhet vendosur me detyrim maska në ambjentet e mbyllura. Për sa i përket ambjenteve të hapura unë nuk e di të ketë efektivitet. Por meqë jemi në një situatë të tillë, mendoj se duhet mbajtur”- tha Pipero.
Mjeku Pëllumb Pipero duke folur për maskën në ambientet e hapuar solli një shembull personal.
“Para tre katër ditësh isha në Itali, asnjë s’pashë në rrugë pa maskë të them të drejtën, po prapë numrat atje kanë filluar të rriten , me këtë nuk dua të them që maska nuk efikasitet, por dua të them varet si dhe ku e përdorim, pra efikasiteti. Prandaj duhet të përdorim masat dhe mjetet që kemi në mënyrë efikase”, tha Pipero.