Pipero “vë në siklet” gazetaren, e detyron të vërë maskën

Mjeku i mirënjohur, Pëllumb Pipero i ftuar në “Ora News”, ndër të tjera foli për rëndësinë e maskës dhe detyroi gjithashtu prezantuesen që ta vinte. Ai shtoi se deri në daljen e vaksinë, maska duhet të bëhet mënyrë jetese.

”Maska duhet vendosur gjatë bisedës në ambiente të mbyllura. Ky virus transmetohet përmes spërklave të pështymës. Këto spërkla kalojnë, ndërsa maska na mbron deri në 85%. Duhet respektuar maska dhe distanca. Sa kohë nuk kemi në zgjidhje globale sikurse është vaksina, maska mbetet një mënyrë e dytë jetese. Ky virus jashtë çdo parashikimi do të vazhdojë për një periudhë të gjatë”.

Një javë më parë qeveria vendosi me akt-normativ vendosjen e maskës në ambjentet e mbyllura. Sipas aktit normativ, të gjithë shkelësit do të gjobiten me 20 mijë lekë të vjetra.

SHKARKO APP