Piratonin kanalet televizive, arrestohen tre persona
Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për mashtrime kompjuterike dhe fshehje të te ardhurave. Ata shisnin kanale televizive të miratuara.
Në kuadër të operacionit të koduar “Dream box” u arrestuan Kristo Taka, 45-vjeç, lindur në Borsh të Sarandës dhe banues në Tiranë, Valer Pinderi, 31-vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Benard Xhuti, 45-vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.
Policia në njoftimin e saj sqaron se “arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industruiale”
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan;
• 57 aparate Dream box dhe Smart box.
• Një automjet tip Volkswagen Pasat AA 294 CG
• 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.
KOHA JONË SONDAZH

