Gjeneral Piro Ahmetaj: Irani, Opozita si Pilinçi dhe Siguria Kombëtare!
Nga gjeneral Piro Ahmetaj
Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran mbas vrasjes së Ajatallahut. Ndërsa në shtesë të opinionit: “Ajatallahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”, të publikuar gjerësisht nga media në Tiranë, Prishtinë, SHBA, etj, po ndaj edhe këtëpërmbledhje të imponuar mbi: “një atmosfere paniku, si rrjedhojë e minimit, bashkë me të përshallëzimit të konfliktit rreth ngushticës së Hormuzit” si dhe peshës gjeopolitike që mbart ndëshkimi shembullor i gardës terroriste të Iranit për paqen në Lindjen e Mesme dhe interesat e ShBA-së por dhe për Rendin e Ri/Trump të Sigurisë.
Pikësëpari, përtej përrallave të “kryeministrit në hije, pra madhështor Pilinçit”, trimërimin e opozitarëve të papunë (në fakt përfaqësues të kompanisë private të falimentuar dhe neveritur nga shqiptarët), duke keq-shpërdoruar edhe kontekstin e deklaratës së Ambasadës së ShBA në Tiranë:“për të rriturvigjilencën e qytetarëve Amerikanë”, ashtu si edhe protagonizmin për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (KSK), i gjej si: “përpjekje delikuente, delirante, dëshpëruese dhe qesharake njëherësh”. Kjo pasi përveç një atmosfere paniku publik dhe ekonomik, sigurisht pa baza dhe tërësisht të padobishëm, asnjë vlerë nuk mbart kjo qasje dhe as nuk prodhohet nga mbledhja e KSK.
Ndërsa kështu, por dhe përkundër një atmosfere terrori që përcillte dhe në studiot-TV nga analistë të gjithë ditur, konspiracionistë mëndjendryshkur dhe gjeneralë të vetë(de)graduar, në kapacitetin e ekspertit (shpresoj jo të pa-njohur) më duhet të konfirmoj se” “ka Zero arsye për tu panikosur, pasi Irani ka Zero motiv, Zero shanse dhe Zero kapacitete që të sulmojë me raketa Republikën e Shqipërisë”!
Po ashtu, si kontributor teknik i negociatave për marrëveshjen e Policimit Ajror mes RSh dhe NATO-s, ri-qartësoj se në mungesë të kapaciteteve për ta ushtruar “më vete”, Italia dhe Greqia (në emër të NATO-s, pra jo falas dhe as si marrëdhënie bilaterale) ushtrojnë 24/7 përgjegjësinë e mbrojtjes ajrore të RSh. E thënë më qartë, ose me termat e Nenit-5 (themeli i ngritjes dhe ekzistencës së Aleancës), nëse sulmohet me raketa Manza, Tirana, Durrësi, Shkodra, Berati, Vlora, etj, jo vetëm do asgjësohen që në Ajër, por pasuesit e Ajatollahut, ose “djajtë e rinj të Iranit”, do të marrin përgjigje vdekjeprurëse nga fuqia ajrore e ShBA/NATO. Nuk po them kurrsesi që do i bëjmë sehir ShBA/NATO-s, ndërkohë që RSh ka zhvilluar kapacitete për të përmbushur përgjegjësitë kombëtare që burojnë nga marrëveshja e sipërpërmendur.
Ndërsa për ushtrimin e Misionit Komanda e Komponenti Ajror të NATO-s, nuk ka nevojë fare për thirrjet apo poteren qesharake të mavro-opozitës zyrtare, ose vartësve të Gazit të Zengjinesë. Kjo pasi si çdo nga 32 vendet, edhe RSh: “nëse/kur vlerëson se ka rrezik potencial për tu sulmuar nga një shtet armiqësor, në këtë rast Irani, kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Atlantikut (NAC) si dhe kërkon prezencën e kapaciteteve (p.sh raketave patriot) për mbrojtjen dhe shkatërrimin e raketave që mund të sulmojnë qendrat e banuara, infrastrukturat strategjike dhe sovranitetin e vendit”. Thënë këtë, përsëris që: “RSh nuk është e kërcënuar, pra ka zero kushte ose premisa për një kërkesë të tillë, për rrjedhojë asnjë arsye për panik”.
Me këtë rast sjell në vëmendjen publike që, asgjësimi nga NATO i raketave që shkelën hapësirën ajrore të Turqisë [edhe pse frikacakët Teheranit nuk i morën përsipër], shërben edhe si mesazh i forcës ndaj djajve të rinj të Iranit, etj, që: “nëse do të guxojnë të sulmojnë cilindo nga 32 vendet e NATO-s, do të ndëshkohen në mënyrë shembullore nga fuqia vdekjeprurëse e SHBA dhe Aleancës. Prandaj, jo vetëm 32 vendet e NATO-s, përfshi RSh, por edhe Ianianët dhe mbarë njerëzimi do duhet t’i jenë mirënjohëse fuqisë ushtarake të ShBA si dhe leadership-it të fortë të Presidentit Donald Trump!
Së dyti, reagimin e mbetjeve të regjimit, pra trashëgimtarve të Ajatollahut, gjeneralëve kamikaz dhe gardës terroriste të regjimit, duke minosur ngushticën e Hormuzit (e dyta për nga rëndësia/pesha ekonomike), apo duke sulmuar si barbarë: “ambasadat dhe bazat USA si dhe vendet e rajonit” i gjej po ashtu si reagime të dëshpëruara të një bande terroriste, bishe të plagosur, ose të një gjarpri që i kanë prerë kokën.
Ndërsa kuja turpëruese e medias dhe militantëve të regjimit të Iranit pas vrasjes së Liderit Suprem, na kujton ulërimat e shoqatave të Enverit pas 20 Shkurtit 1991: “për të rivendosur bustin e diktatorit”, si dhe shpërfytyrimin e ngjashëm të koreanëve të Veriut për vdekjen e babait të Kim Jong-ut!
Gjithësesi, përtej Sindromës së Stokholmit, shpresoj që vrasja e sundimtarit gjakatar, do të shërbejë [jo për t’u dhuruar pushtetin opozitës apo Shah-ut në azil], por për të ndezur shpresën e lirisë së popullit si dhe misionin e gjeneratës së re: “për ta çliruar dhe transformuar Iranin në një shtet modern, që tejkalon krizën, garanton sigurinë dhe bashkëjetesën paqësore mes 92 milion bashkatdhetarëve/iranianëve si dhe aktor me peshë për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe jo vetëm”!
Ndërsa, për sa u përket pretendimeve cinike të Rusisë-Putiniste, por “nën zë” edhe të ndonjë udhëheqësi perëndimor që e “rreh gruaja/humor”, që duhej marrë leje KS/OKB-së apo duke definuar “pushtim” vrasjen e sundimtarit të Iranit, po citoj Presidentin Trump se: “nuk do t’i marrin askujt leje (aq më pak KS/OKB në agoni apo burokracisë së BE) për të përdorur fuqinë ushtarake ndaj çdo regjimi që ekspozon kërcënim për popullin amerikan, integritetin dhe interesat e ShBA. Ndërsa shton se: “jemi në luftë vetëm për të mos e lejuar regjimin e terrorist të Iranit të prodhojë armë bërthamore, që kërcënojnë me shfarosje Izraelin interesat e SHBA, stabilitetin afatgjatë si dhe bashkëjetesën paqësore në rajon”!
Nga ana tjetër, sulmi për ekzekutimin e sundimtarit gjakatar të Iranit; operacioni për arrestimin e Maduros (që e kishte kthyer Venezuelën në parajsën e narko-terrorizmit dhe interesave ruso-kineze), si dhe ngritja e Bordit të Paqes, vulosën fundin e rendit të vjetër, si dhe konfirmuan themelimin e “Rendit të Ri të Sigurisë, ose paqes së imponuar me fuqinë”, që meriton të skalitet me emrin e Presidentit Donald John Trump.
Në shtesë, sigurisht meritojnë duartrokitje faktet që: “Tirana zyrtare shpalli Iranin shtet sponsor si dhe Gardën Revolucionare organizatë terroriste; anëtarësimi dhe kontributet e RSh/Kosovës në Bordin e Paqes; marrëveshja mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh; ndërtimi i Bazës së Kuçovës, rritja e buxhetit, pra e fuqisë ushtarake; projekti i Porto- Palermo-s (+Bondsteel-detar të USA/NATO), i ndërthurur me Korridorin-8; mbështetja e Ukrainës; rolin lider në projektet e përbashkëta, si dhe për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”; si dhe forcimi i bashkëpunimit/besimit strategjik për zhvillimin e interesave gjeopolitike (fatmirësisht të ndërthurura) mes RSh dhe SHBA-ve në rajon dhe Mesdhe.
Thënë sa më sipër, si dhe përtej fundit të mbetjeve të regjimit dhe gardës terroriste në Iran si dhe luftës gjakatare të Putinit në Ukrainë, mbetem besimplotë se falë (super) fuqisë së pakonkurrueshme ushtarake të SHBA-ve, si dhe leadership-it të fortë të Presidentit Trump: “shpresa e paqes, rendi i ri global dhe vlerat e qytetërimit do të triumfojnë mbi Ajatollahët e rinj, neo-stalinistët dhe neo-millosheviçët, demokracinë burokratike dhe shtetet e dështuara, si dhe mbi-shtetet dhe organizatat dhe bandat narkoterroriste”.
KOHA JONË SONDAZH

